100 gazetarë nga Maqedonia do të vaksinohen në Sërbi – Konfirmon kabineti i Vuçiqit

e postuar më at 18:35
151 0

Nga kabineti i Vuçiqit dhe UGS e konfirmuan vaksinimin për 100 gazetarë të Maqedonisë së Veriut në Vranjë.

Nga Kabineti i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq konfirmuan se njëqind gazetarë të Maqedonisë së Veriut, me kërkesë të Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë (SHGS) do të vaksinohen kundër koronavirusit, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Edhe kryetari i SHGS, Vlladimir Radimiroviq për MIA-n deklaroi se “SHGS me kërkesë së Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut (AGMV) ka kërkuar dhe është miratuar përmes kabinetit të presidentit serb, në Vranjë të martën të vaksinohen 100 punonjës mediatikë si dhe të njëjtit të rivaksinohen.

Mbrëmë agjencia Beta dhe mediat serbe, duke iu referuar mediave të Maqedonisë së Veriut, kumtuan se të martën në Vranjë, 100 punonjës mediatikë të vendit do të vaksinohen falas me vaksinën e AstraZenekas.

Në Serbi mund të vaksinohen vetëm persona të cilët kanë shtetësi serbe ose qëndrim të rregulluar në këtë shtet, si edhe ata me shtetësi të dyfishtë, maqedonase dhe serbe.

Deri më tani në Serbi janë dhënë 2.163.593 doza të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa dozën e dytë e kanë marrë 858.461 persona.

Qytetarët e Serbisë mund të zgjedhin vet se me cilën vaksinë dëshirojnë të imunizohen, midis vaksinës së Fajzerit, Sputnik V, asaj kineze Sinofarm dhe AstraZeneka.

Serbia është e para në Evropë për nga numri i qytetarëve të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës në një milion banorë (126.159). Pas Serbisë janë Malta, Danimarka, Zvicra, Hungaria dhe Norvegjia.

nga kategoria