100 euro për çdo libër të lexuar!

e postuar më at 10:17
69 0

Nisma nga një kompani ndërtimi në Itali, ‘100 euro për çdo libër të lexuar’ ka marrë vëmendje të madhe në Itali me krijimin e klubit të Librit i “Vanoncini Edilizia Sostenibile S.p.A”. Trafiku i zhvillimeve teknologjike, Interneti dhe rrjetet sociale po i largojnë të rinjtë çdo ditë e më shumë nga librat. Leximi ka kaluar në vend të dytë, ndërsa pjesën më të madhe të kohës po e kalojnë në rrjetet sociale. Në këtë situatë të vështirë për librin, një nismë jashtëzakonisht për t’u vlerësuar vjen nga Italia, aq më tepër nga një kompani në sektorin e ndërtimit, “Vanoncini Edilizia Sostenibile S.p.A”.

Në të janë të punësuar rreth 80 punëtorë dhe fryma e kësaj kompanie e mbështet shumë të lexuarin, pasi kërkon nga punonjësit e saj që të angazhohen sa më shumë në lexim. CEO i kompanisë, Danilo Dadda, e pati këtë ide në fillim të 2021-shit, ndërsa u mirëprit nga i gjithë stafit të tij, duke e mbështetur në nismë.

“Unë lexoj dhe studioj shumë, por e di që shpesh lodhja, por në disa raste edhe një përtesë e vogël i mban njerëzit larg leximit”, tha Dadda. Në këtë klub secili punonjës mund të zgjedhë një libër sipas dëshirës, nga romanet e Dumas dhe Dostoevski-t. Pasi e ka mbyllur leximin ai duhet të shkruajë mbi atë që ka lexuar dhe ta paraqesë te grupi drejtues të cilët e shqyrtojnë gjatë dy takimeve mujore. Në fund secili përfiton 100 euro për çdo libër që ka lexuar.

nga kategoria