​Takohen Osmani dhe Kurti, prioritet sigurimi i shpejtë i vaksinave anti-COVID

e postuar më at 15:46
134 0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takimin e parë koordinues ndërinstitucional kryeministrin Albin Kurti, si dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

residentja Osmani diskutoi me kryeministrin Kurti nevojën e krijimit të mekanizmave të përbashkët koordinues në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes si dhe çështjes prioritare të sigurimit sa më të shpejtë të vaksinave kundër COVID-19.

Sipas komunikatës zyrtare të lëshuar nga Presidenca, duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre çështjeve, Osmani dhe Kurti u dakorduan se përpjekjet e përbashkëta, si dhe adresimi i koordinuar i këtyre temave, do të sjellë rezultate më konkrete.

“Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti u pajtuan për bashkërendim të rregullt institucional mes institucioneve kyçe të Republikës së Kosovës në realizimin e synimeve të përbashkëta që lidhen me forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe sigurinë kombëtare. Ata po ashtu shprehën gatishmërinë për të vazhduar përpjekjet për adresimin e nevojave të menjëhershme të qytetarëve që lidhen me pasojat shëndetësore dhe ekonomike nga pandemia COVID-19”, përfundon komunikata.

 

J X

nga kategoria