​Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët

e postuar më at 08:34
106 0

Sot besimtarët katolikë festojnë Ditën e Pashkëve.

Kremtimi i Pashkëve është momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera.

Në këtë ditë Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjallje që simbolizon besimin te Zoti, shpresën për të gjithë besimtarët.

Mbrëmë në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Izmot Dodë Gjergjaj, është mbajtur ceremonia e Meshës Solemne të Pashkëve.

Ceremonia e vigjiljes së pashkëve në Prishtinë filloi me lutjen për paqe dhe dashuri.

Gjatë Meshës, në urimin e tij, imzot Gjergji, rikujtoi se pashkët janë një festë e veçantë në botën e krishtere, ditë e ringjalljes së Krishtit, ditë e ringjalljes së shpresës, ditë e ringjalljes së jetës, ditë e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, ditë përjetësisë.

Ndërsa, fokusi i mesazhit të tij ishte situata e krijuar pas përhapjes së pandemisë Covid-19, dhe kujtoj plotë një vit me këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Ai tha se vaksina e mundësuar nga mjekësia për Covid-19 është një shpresë për t’u përballur me pandeminë.

Për nder të kësaj feste sot në Kosovë në ora 11:00 mbahet mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Ndërsa, Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Pashkëve në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në ora 11:00).

Në ora 17:00 do të mbahet në gjuhën angleze Mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza, Prishtinë.

Dhe në orën 18:00 mbahet Mesha në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë.

Pashkët, janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik i Kishës Katolike dhe i kishave të tjera të krishtera të cilat kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në Kryq.

J X

nga kategoria